zoom

Të gjitha

U gjet i vdekur në Kalabri, këngëtarja Linda Halimi bën dedikimin prekës për muzikantin

Ditën e djeshme, mediat raportuan se një person ishte gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “Emshir” të qytetit të Gjilanit. Shumë shpejt u mësua se bëhet fjalë për muzikantin Lind Ibrahimi.

Emri i plotë i tij është Arlind Ibrahimi, baterist i njohur 32-vjeçar nga qyteti i Gjilanit. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, ai është gjetur pa asnjë shenjë jete në një banesë në lagjen Kalabria. Deri në këto momente nuk është bërë i ditur me saktësi asnjë shkak i vdekjes së muzikantit.

Edhe pse nuk ka qenë shumë i njohur për publikun shqiptar, Arlindi ka mbaruar studimet për muzikë në qytetin e tij të lindjes, Gjilan. Krahas paraqitjeve nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore live, Lindi së fundmi ka qenë i angazhuar edhe në televizionin “ATV LIVE”.

Ndërkohë, për vdekjen e Ibrahimit kanë qenë të shumta komentet e reagimet nga miqtë e të afërmit në rrjete sociale. Mes komenteve të shumta ka qenë edhe ai i këngëtares Linda Halimi, e cila Lindin e ka pasur djalin e tezes./L.K

/Zoom.al