zoom

Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 18-vjeçari

EMRI/ Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 18-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë një viktimë është regjistruar në dalje të Fushë-Krujës.

Një automjet tip fuoristradë ka përplasur një 18-vjeçar, i cili ndodhej në rrugë duke shtyrë një makinë tip “Mercedes”, që kishte ndaluar për shkak të një defekti.

I riu, i identifikuar si Irdi Laci, u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në gjendje kritike, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fushë-Krujë, ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura