Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Kombinat në Tiranë, konkretisht në zonën e njohur si rruga e “Qelqit”.
Si pasojë e përplasjes, dy automjete janë përfshirë në aksident, ku njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një ambienti tregtar, ndërsa automjeti tjetër është përmbysur në mes të rrugës.
Nga përplasja janë dëmtuar gjithashtu edhe dy makina të parkuara pranë vendngjarjes, duke shkaktuar dëme materiale. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për persona të lënduar, ndërsa në zonë janë shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Qarkullimi në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht, ndërsa autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale./ Zoom.al


