zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në Shkodër-Hani i Hotit, humb jetën një grua (EMRI)

Aksident tragjik në Shkodër-Hani i Hotit, humb jetën një grua (EMRI)

Një aksident i rëndë rrugor u shënua pasditen e sotme në aksin Shkodër-Hani i Hotit, ku një grua humbi jetën.

Policia njoftoi se aksidentin e shkaktoi një slloven, i cili po lëvizte me makinë në këtë segment rrugor, kur përplasi një 68-vjeçare e identifikuar si Prende Lulja.

Për shkak të përplasjes së fortë, e moshuara humbi jetën në vend, ndërsa shoferi nga Sllovenia u arrestua nga policia.

Ai u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar dinamikën se e aksidentit tragjik./ Zoom.al

Postime të lidhura