zoom

Aktualitet

Aksident në Korçë, përplasen 3 makina

Aksident në Korçë, përplasen 3 makina

Një aksident ndodhi në Unazën Veriore të Korçës, mëngjesin e sotëm, ku u përfshinë tre automjete.

Nga përplasja e trefishtë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja u regjistrua në zonën që të çon drejt dy prej shkollave të qytetit, në një moment kur prindërit po shoqëronin fëmijët për në mësim.

Sipas policisë, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga mosrespektimi i sinjalistikës rrugore nga një prej drejtuesve të mjeteve.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura