Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në Pogradec, në aksin që lidh qytetin me Tushemishtin. Dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.
Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike në spital, ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e përplasjes, si dhe po menaxhon trafikun në zonë për të shmangur kaosin në qarkullim./ Zoom.al





