Aplikacion
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier-Ballsh, pranë fshatit Plyk.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa dy persona kanë mbetur të lënduar.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa pamjet tregojnë për dëmet e shumta materiale që kanë pësuar makinat, si pasojë e përplasjes, teksa një prej mjeteve ka dalë jashtë rruge.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ Zoom.al



