Aplikacion
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motorçikletë.
Nga përplasja kanë mbetur të lënduar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri që udhëtonte me të.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e përplasjes dhe përgjegjësinë e palëve të përfshira./ Zoom.al



