zoom

Aktualitet

PAMJET/ Aksident në Bulqizë, makinat përplasen “kokë më kokë”

PAMJET/ Aksident në Bulqizë, makinat përplasen “kokë më kokë”

Një aksident rrugor ndodhi këtë të hënë në zonën e “Urës së Vocit” në Bulqizë, ku dy mjete u përplasën “kokë më kokë”.

Si pasojë e goditjes, një prej makinave doli nga rruga.

Forcat e policisë dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku u ofruan ndihmën e parë dy të plagosurve dhe më pas ata u transportuan drejt spitalit të Bulqizës për trajtim mjekësor.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura