Aplikacion
Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm, 1 dhjetor, në zonën e ish-Sheshit Shqiponja në Tiranë.
Rreth orës 06:20, një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar, me inicialet D. M., ka përplasur për vdekje një këmbësore 49-vjeçare, e identifikuar me inicialet A. H.
Policia njoftoi se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për procedurat e mëtejshme ligjore. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/ Zoom.al
