zoom

Të gjitha

Emrat+Foto/ Britani, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në krye të një rrjeti të trafikut të drogës

Katër shqiptarë që bashkëpunonin në një rrjet të trafikut të drogës në Britani, janë arrestuar pas një operacioni të policisë.

Grupi i udhëhequr nga dy vëllezërit shqiptarë, Elegantin dhe Klerdi Alcani drejtonin aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në sasi të mëdha në gjithë verilindjen.

Mediat britanike raportojnë se oficerët sekuestruan një sasi droge me vlerë rreth 60 mijë paundë.

Hetimi ndaj tyre nisi shkurtin e kaluar, pasi u panë në një makinë të dyshimtë dy shqiptarët, Erdi Haldeda dhe Olti Gjoni. Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën 47.574 paund kesh.

Pas një kontrolli në shtëpinë e Haldedës, oficerët gjetën një sasi bimësh kanabis, ndërsa tek një shtëpi tjetër, sekuestruan 12.5 kg kanabis dhe 15 mijë paund.

Haldeda u dënua me dy vite e gjashtë muaj burg, ndërsa Gjoni me 12 muaj burg dhe një gjobë prej 156 paundësh pronarit të shtëpisë për shpërdorim të pronës.

Bashkëpunëtore me ta ishte dhe një shtetase angleze, Kayana Dogston, e cila u dënua me një total prej nëntë vitesh burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe posedim të pasurisë kriminale.

24-vjeçari Elegantin Alcani, u dënua me dy vite burg, vëllai i tij Klerdi, 25 vjeç, me gjashtë vite e gjysmë burg.

Me nëntë vite e gjymë burg u dënua edhe Dodgson, e akuzuar për posedim, prodhin dhe trafik droge, si dhe posedim të pasurisë kriminale.

.