Aplikacion
Mediat britanike dhe jo vetëm i kanë bërë jehonë fetimeve për 70-vjetorin e Mbretëreshës Elizabeth në fron. Katër ditë parada dhe festimesh madhështore për nder të Mbretëreshës e cila jetën e saj ja ka dedikuar monarkisë britanike.
Mbretëresha ndezi në mënyrë simbolike një zinxhir fenerësh gjatë një ceremoni prekëse në Kështjellën Uindsor. Duke lënë pas problemet e saj shëndetësore , 96-vjeçarja vendosi dorën e saj mbi një glob vezullues që më pas ndezi një qilim me drita që kalonte nga Kështjella Uindsor në Pallatin Buckingham ndërsa nipi i saj Uilliam e shikonte me endje .
Fenerët u ndezën në më shumë se 2000 fshatra dhe qytete në të gjithë Britaninë e Madhe dhe në kryeqytetet e vendeve të Komonuelthit.
Pallati mbretëror konfirmoi se ajo nuk do të marr pjesë në festimes e kësaj të premte megjithëse ajo falenderoi të gjithë të pranishmit që krijuan caste kaq të paharrueshëme.
Elizabeth ka thyer rekordin duke qëndruar në fron për më shumë se çdo paraardhës i saj dhe është monarku i tretë më i gjatë që mbretëron ndonjëherë në një shtet sovran. Mbretëresha mbetet jashtëzakonisht popullore dhe e respektuar në mesin e britanikëve./L.K
/Zoom.al