Aplikacion
Festimet për 70-vjetorin në Fron të Mbretëreshës Elizabeth duket se mes të tjerash ka shërbyer edhe si një mënyrë për të rregulluar marrëdhëniet familjare. Mbretëresha më në fund u prezantua me stërmbesën e saj, Lilibet.
Princi Harry dhe Meghan Markle prezantuan vajzën e tyre me Mbretëreshën gjatë një dreke private. Të pranishëm ishin edhe anëtarë të tjerë të Familjes Mbretësore.
Nuk dihet nëse vëllai i Harry, William, ishte në drekë, dhe po ashtu nuk dihet as nëse babai i tij, Charles, ishte i pranishëm. Marrëdhëniet e luhatura mes Harryt, babait dhe vëllait të tij për arsye të ndryshme vijojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=nTJkosnllFk
Ka shenja të qarta të një përçarjeje midis William dhe Meghan-Harry. Kjo u vërtetua edhe një herë nga pjesëmarrja e tyre në Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve, të realizuar të premten. Ata u ulën në anët krejtësisht të kundërta të kishës dhe as nuk u takuan.Duket se Jubileu po rezulton të jetë një festë e ngrohtë familjare të paktën, mes Mbretëreshës dhe stërmbesës së saj, Lilibet./L.K
/Zoom.al