zoom

Aktualitet

Ekstradohet nga Zvicra shqiptari me 2 emra. Vëllai i tij u vra nga Bajrat (EMRI)

Ekstradohet nga Zvicra shqiptari me 2 emra. Vëllai i tij u vra nga Bajrat (EMRI)

Ekstradohet në Shqipëri Jozi Kraja, 37 vjeç, i lindur në Shkodër. Ai është sjellë në vendin tonë për t’u përballur me akuzat e rënda të ngritura nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas vendimit gjyqësor të datës 15 maj 2024, Kraja është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale që përfshijnë: sigurimin e mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë identifikuar Krajan si personin që gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024 ka siguruar materialet dhe mbështetjen e nevojshme për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami.

Jozi Kraja ndryshe njihet edhe me emrin Jozi Ndoj. Ai është vëllai i Gjin Ndoj ose Boriçi, i vrarë në Vaun e Dejës nga grupi i Bajrajve, për llogari të Ervis Martinajt.

Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip “BMW”, të marrë me qira disa ditë më parë, e ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi./ Zoom.al

Postime të lidhura