zoom

Aktualitet

Vrau një fëmijë 9-vjeçar për hakmarrje/ Arrestohet në Greqi pas shumë vitesh shqiptari me 3 me emra

Vrau një fëmijë 9-vjeçar për hakmarrje/ Arrestohet në Greqi pas shumë vitesh shqiptari me  3 me emra

Një 59-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitesh është lokalizuar dhe arrestuar në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 9-vjeçari, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 1997.

Sipas Policisë së Shtetit, bëhet fjalë për shtetasin Kostandin Nishku, i njohur edhe me emrat Baki Duzha dhe me inicialet H.V., i lindur në Gramsh. Ai i ishte shmangur drejtësisë për vite me radhë duke qëndruar në territorin grek dhe duke përdorur një identitet shqiptar të falsifikuar.

Autoritetet bëjnë me dije se krimi ka ndodhur në rrethana hakmarrjeje. Sipas hetimeve të kohës, autori, së bashku me një person tjetër, kishte shkuar i armatosur në banesën e një shtetasi, në kërkim të një familjari të tij, i cili më herët ishte dënuar për vrasjen e vëllait të Nishkut dhe ishte arratisur nga burgu. Pasi nuk mori informacion për vendndodhjen e tij, 59-vjeçari qëlloi me armë zjarri, duke i marrë jetën djalit 9-vjeçar të familjes./ Zoom.al

Postime të lidhura