zoom

Aktualitet

Përplasje fatale në burgun e Greqisë, dy të burgosur humbin jetën

Përplasje fatale në burgun e Greqisë, dy të burgosur humbin jetën

Një ngjarje e ëndë është regjistruar në një institucion të vuajtjes së dënimit në Greqi, ku një përplasje mes të burgosurve ka përfunduar me pasoja fatale.

Ngjarja ka ndodhur në Burgun e Nigritës, ku disa të burgosur janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm brenda ambienteve të paraburgimit. Sipas të dhënave zyrtare, në përleshje kanë marrë pjesë rreth dhjetë persona.

Si pasojë e incidentit, dy të burgosur, një me origjinë palestineze dhe një tjetër nga Iraku, kanë humbur jetën. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas shpërthimit të konfliktit, stafi i sigurisë së burgut ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të ofruar ndihmë për të lënduarit.

Postime të lidhura