zoom

Bota

Ndërron jetë i burgosuri gjerman, ishte sulmuar nga një shqiptar në paraburgim

Ndërron jetë i burgosuri gjerman, ishte sulmuar nga një shqiptar në paraburgim

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Gjermani, ku një i burgosur ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga një sulm i ndodhur më herët në ambientet e paraburgimit.

Sipas mediave gjermane, viktima, një 46-vjeçar, ishte dhunuar në dhjetor të vitit 2024 brenda dhomës së tij nga një tjetër i burgosur me origjinë shqiptare. Pas ngjarjes, ai u gjet i plagosur nga persona të tjerë dhe u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor.

Që prej asaj kohe, i dëmtuari kishte qëndruar nën kujdes spitalor, por më 2 maj të këtij viti ka humbur jetën. Autoritetet po verifikojnë nëse vdekja lidhet drejtpërdrejt me dëmtimet e marra nga sulmi.

I dyshuari për këtë ngjarje është një 43-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit prokuroria në Regensburg ka ngritur akuza për tentativë vrasjeje. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë ligjore./ Zoom.al

Postime të lidhura