zoom

Bota

Rrjedhje kimike në një kompani në Gjermani, humb jetën një punëtor dhe plagosen 17 të tjerë

Rrjedhje kimike në një kompani në Gjermani, humb jetën një punëtor dhe plagosen 17 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Nurenbergut në Gjermani, ku një rrjedhje e dyshuar kimike brenda ambienteve të një kompanie industriale ka shkaktuar vdekjen e një punëtori dhe ka lënë të plagosur disa të tjerë.

Sipas mediave gjermane, incidenti ndodhi pasditen e së premtes në një park industrial, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë menjëherë me një operacion të gjerë emergjence. Dy punonjës u gjetën pa ndjenja brenda ndërtesës, ndërsa njëri prej tyre nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë më vonë në spital.

Nga ngjarja, edhe 17 persona të tjerë përfunduan në spital për shkak të ekspozimit ndaj substancës së dyshuar kimike. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur se për çfarë lënde bëhet fjalë dhe as shkaqet që çuan në rrjedhjen e saj.

Sipas policisë, situata tashmë është vendosur nën kontroll dhe nuk ekziston më rrezik për qytetarët, pasi rrjedhja është izoluar brenda godinës së kompanisë.

Në vendngjarje u angazhuan dhjetëra forca zjarrfikëse dhe ekipe të specializuara për materiale të rrezikshme. Raportohet se rreth 65 zjarrfikës, të pajisur edhe me kostume mbrojtëse kimike, morën pjesë në operacionin për evakuimin e punëtorëve dhe neutralizimin e situatës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura