zoom

Aktualitet

Pas 25 vitesh në arrati, arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë të kërkuar për vrasje (EMRAT)

Pas 25 vitesh në arrati, arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë të kërkuar për vrasje (EMRAT)

Dy vëllezër shqiptarë, të shpallur fajtorë për një vrasje të ndodhur në Lushnjë në fund të viteve ’90, janë arrestuar nga autoritetet italiane pas më shumë se dy dekadash në arrati.

Bëhet fjalë për Artur Mehilli, 60 vjeç, dhe Arben Mehilli, 54 vjeç, të cilët ishin dënuar në vitin 2001 nga Gjykata e Lushnjës për “vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim dhe për “mbajtje pa leje të armëve”.

12 shtator 1999 në Lushnjë, ku dy vëllezërit akuzohen se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin R. M. Autoritetet kanë bërë të ditur se krimi dyshohet të ketë qenë i lidhur me një konflikt hakmarrjeje, pasi viktima më herët kishte vrarë vëllanë e tyre.

Pas ngjarjes, të dy të dënuarit janë larguar nga Shqipëria dhe janë vendosur në Itali, ku kanë përdorur identitete të rreme për të jetuar dhe për të siguruar dokumente qëndrimi.

Postime të lidhura