zoom

Aktualitet

I vuri eksplozivin një automjeti, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

I vuri eksplozivin një automjeti, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Një 48 vjeçar është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2018 në Bulqizë.

Sipas hetimeve, Robert Isaku akuzohet se mbrëmjen e 29 qershorit 2018 ka shpërthyer me lëndë plasëse një automjet tip “Audi”, në pronësi të shtetasit F. T. Automjeti ishte në përdorim të pronarit të një lavazhi në Bulqizë, shtetasit T. T., në ambientet e të cilit ndodhi shpërthimi.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa 48-vjeçari pritet të përballet me drejtësinë shqiptare për këtë ngjarje.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar atij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

Postime të lidhura