Aplikacion
Një 43-vjeçar shqiptar, i akuzuar për përfshirje në planifikimin e një vrasjeje të dyfishtë, është ekstraduar nga Franca në Shqipëri. Bëhet fjalë për Alban Skonjën, i cili konsiderohet pjesë e një grupi kriminal të strukturuar.
Sipas të dhënave zyrtare, ai ishte arrestuar në territorin francez në vitin 2023 gjatë një operacioni të koduar “Sete”. Autoritetet shqiptare e akuzojnë se, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishte marrë përsipër të krijonte kushtet për eliminimin e dy shtetasve. Dyshohet se grupi kishte siguruar mjetet logjistike të nevojshme, përfshirë automjete, armë zjarri dhe ambiente të marra me qira, por plani nuk u finalizua.
Përveç kësaj, 43-vjeçari dyshohet se gjatë qëndrimit në Francë është përfshirë edhe në një tjetër episod kriminal, ku nëpërmjet kërcënimit me armë është marrë një shumë prej rreth 40 mijë eurosh. Ky rast lidhet me aktivitetin e të njëjtit grup kriminal./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit