zoom

Aktualitet

DETAJE/ Dy vëllezërit shqiptarë të arrestuar në Itali janë xhaxhallarët e Stenaldos

DETAJE/ Dy vëllezërit shqiptarë të arrestuar në Itali janë xhaxhallarët e Stenaldos

Vëllezërit shqiptarë Artur Mëhilli dhe Arben Mëhilli të arrestuar sot në Itali janë familjarët e Stenaldo Mëhillit, ish-banorit të Big Brother VIP.

Ata ishin dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje të kryer në vitin 1999 në Lushnje, ngjarje e lidhur me një akt hakmarrjeje pas një konflikti të mëparshëm familjar dhe u kapën pas më shumë se dy dekadash në arrati.

Sokol Mëhilli, vëllai i tyre i vrarë në ’97-ën, rezulton të jetë babai i Stenaldo Mëhillit. Pra, Stenaldo i ka xhaxhallarë Artur dhe Arben Mëhillin.

Sipas të dhënave hetimore, dy të dënuarit kishin arritur të largoheshin menjëherë pas ngjarjes nga Shqipëria dhe për vite me radhë kishin ndërtuar një jetë të re në Itali, duke përdorur identitete të rreme dhe dokumente të falsifikuara, me të cilat kishin siguruar edhe leje qëndrimi.

Zbulimi i tyre nuk ka ardhur rastësisht. Një sinjal nga territori italian, ku dy persona me identitete të dyshimta jetonin në të njëjtën zonë, ka ngritur dyshimet e para për autoritetet.

Fillimisht, identifikimi i tyre ka qenë i vështirë për shkak se në Shqipëri mungonin të dhënat biometrike të plota, si shenjat e gishtërinjve. Kjo ka detyruar hetuesit të kthehen tek arkivat e vjetra fotografike të personave të shpallur në kërkim.

Pika vendimtare në hetim ka qenë përdorimi i sistemit të njohjes së fytyrës, i cili ka krahasuar fotografitë e vjetra të dy vëllezërve me imazhet e personave që jetonin në Itali me identitete të ndryshuara. Përputhja e tipareve ka rezultuar vendimtare për konfirmimin e identitetit të tyre të vërtetë.

Pas verifikimeve të thelluara, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën ka finalizuar operacionin e arrestimit, duke i vënë fund një arratie që ka zgjatur më shumë se 25 vite./ Zoom.al

Postime të lidhura