zoom

Aktualitet

Zbardhen detaje nga vrasja e babait të Stenaldos

Zbardhen detaje nga vrasja e babait të Stenaldos

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në vitin 1999 në Lushnjë, për të cilën së fundmi janë arrestuar në Itali dy shtetas shqiptarë.

Bëhet fjalë për vëllezërit Artur dhe Arben Mëhilli, të cilët janë dënuar për një vrasje të kryer si akt hakmarrjeje për humbjen e vëllait të tyre, Sokol Mëhilli.

Sokol Mëhilli, i cili është edhe babai i ish-banorit të “Big Brother VIP”, Stenaldo, u vra në rrethana që për shumë kohë mbetën të paqarta për publikun.

Gazetarja Laureta Roshi ka deklaruar në një studio televizive se viktima kishte pasur një marrëdhënie shoqërore me autorin e dyshuar të vrasjes së tij, Rezar Metaj.

Ngjarja ndodhi në një periudhë shumë të trazuar për vendin, pas vitit 1997, kur Shqipëria u përball me një krizë të thellë dhe përhapje masive të armëve.

Sipas dëshmisë së dhënë, Stenaldo ka qenë vetëm një muajsh kur humbi të atin, ndaj ai e njeh historinë përmes rrëfimeve të familjarëve.

“Stenaldo e ka marrë të treguar ngjarjen, sepse ka qenë një-muajsh kur i kanë vrarë babanë. E ka quajtur vitin 1997 një vit të mbrapshtë. Ishte më shumë se kaq. Armët e ’97-ës vazhdojnë të jenë armë të krimit. Bëhet fjalë për ’97-ën, të gjithë e dimë se sa e pasigurt ishte jeta civile. Një katrahurë ligjore dhe një shtet që mezi u mbajt në këmbë. Ishte e madhe vala e urrejtjes së shtetit. Jemi në momentin kur popullisa jonë u pajis me armë zjarrit.

Kjo vrasje nuk është se ka të dhëna zyrtare. Dy vjet pas vrasjes së Sokol Mëhillit, Rezar Metaj rezultonte në kërkim nga policia.

Konflikti mes babait të Stenaldos dhe Rezar Metaj nuk është bërë ndonjëherë publik. Bëhet fjalë për një marrëdhënie shoqërore. Dy vëllezër jetuan me brengën që nuk shpëtuan dot vëllanë e tyre. Është kjo periudha e vonesës së veprimit të shtetit që lë vend për hakmarrjen personale të dy vëllezërve. Kur kanë kryer krimin, kanë qenë 33 dhe 27 vjeç”, u shpreh gazetarja.

Konflikti mes Sokol Mëhillit dhe Rezar Metajt nuk u bë kurrë publikisht i njohur, ndërsa ky i fundit rezultonte i shpallur në kërkim nga policia dy vite pas krimit./ Zoom.al

Postime të lidhura