Aplikacion
Mes lotësh, luleve dhe duartrokitjeve nga i gjithë stadiumi, Dwamena mori homazhet e fundit, nderimet nga të gjithë tifozët. Me lule në duar, të parët që zbritën në fushë ishin presidenti i Egnatias, Demrozi, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.
Lojtarët e të dy ekipeve iu bashkuan homazheve në kujtim të sulmuesit ganez i cili ndërroi jetë pak ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak në fushë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.
Me një minutë heshtje, dy ekipet rifilluan lojën, jeta vijon, por Dwamena do të mbetet përjetësisht në mendjen dhe zemrat e tifozëve, jo vetëm të atyre të Egnatias, do të kujtohet përgjithmonë për pasionin e tij të madh për futbollit, një sport që e dashuronte pa kushte. /ZOOM.AL/
(VIDEO) Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e Taulant Ballës