Aplikacion
Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho ka bërë publike akuza të forta ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, duke rrëfyer përplasjet që, sipas tij, kanë shoqëruar bashkëpunimin mes tyre brenda forcës politike.
Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, Spaho shprehet se marrëdhënia me Nokën ka qenë e tensionuar për një periudhë të gjatë, duke shtuar se në një rast konflikti mes tyre ishte pranë përshkallëzimit në përplasje fizike.
Ai pretendon se për sjelljen e Nokës ka informuar disa herë kryetarin e PD-së, Sali Berisha, i cili, sipas Spahos, i kishte premtuar vazhdimisht se situata do të gjente zgjidhje.
Në reagimin e tij, Spaho deklaron se u largua nga drejtimi politik i qarkut të Korçës jo për shkak të performancës, por si rezultat i vendimeve të Flamur Nokës, për të cilin thotë se nuk e dëshironte në atë post dhe kishte vendosur ta zëvendësonte me një tjetër drejtues.
Më tej, ish-deputeti ngre akuza për mënyrën se si, sipas tij, është administruar Partia Demokratike gjatë viteve të fundit. Ai flet për nepotizëm, vendimmarrje të njëanshme, mungesë demokracie të brendshme dhe penalizim të figurave që kanë shprehur mendime ndryshe nga drejtuesit e partisë.
Spaho ndalet edhe te zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, duke pretenduar se fushata e tij elektorale është sabotuar nga vetë strukturat e PD-së. Sipas tij, askush nuk mori përgjegjësi pas humbjes së zgjedhjeve, ndërsa kritikon mungesën e analizës dhe moszbatimin e statutit të partisë.
Reagimi i plotë:
I dashur Luçiano,
Kam qene nga te paret ne PD qe jam ngritur kunder Mulizmit jo si filozofi politike, se kjo me ben te qesh kur mendoj Mulin filozof partiak, por si sjellje arrogante, shperfillese ndaj kolegeve, arbitrare ne cdo vendim, nepotiste, pa moral politik, shkeljes me kembe te kolegeve, nepermjet pretendimit per te qene syri dhe veshi i Berishes.
Vazhdimisht e kemi diskutuar kete ceshtje, sa nje koleg i nderuar pyeti me sarkazem, perse i hyme Rithemelimit, per te zevendesuar X me Mulin?
Sikurse e di, jam perplasur ashper me te ne kryesi te PD dhe grup parlamentar, per bashkimin pa princip me grupin e Lulit. Me pas, kur pa as me te voglin argument, me shkarkoi nga detyra e drejtuesit te qarkut Korce, vetem se nuk i pelqeja dhe i kishte dhene fjalen dikujt, me te cilin sot eshte armik, qe Spaho do ta shohe me dylbi drejtimin e qarkut Korce. Te njejten gje tentoi te beje me Luan Bacin por pa arritur ta nxjerre ne liste te hapur.
Te nesermen e debatit, kur e takova ne zyren e tij, me argumentoi qe menduan te me zevendesojne me Ivin sepse Permeti, qyteti nga vjen Ivi, eshte afer qarkut te Korces. A mund ta kundershtosh kete “argument” kur ke parasysh filozofin qe ta parashtron?
Per rreth dy vite, ne komunikimet direkte me te, kam kundershtuar sjelljen e tij prej harbuti, qe nuk pyeste per askend por vetem urdheronte se cfare duhej bere, kur merrte vendime duke mos informuar as drejtuesit e qarqeve pa le me ti konsultonte. Vetem filli na ndau nga perplasja fizike.
Per sjelljen e tij te papranueshme i kam shkruar Sali Berishes me dhjetra here. Me mbajti me gajret se gjerat do zgjidhen ne me te miren e mundeshme.
Problemet u zgjidhen duke me larguar mua nga politika, sipas perbetimit te Mulit ne kafet e Tiranes, megjithese kisha kontribute te pakten te barabarta me te gjithe te tjeret qe mbeshteten Rithemelimin dhe mbeten ne politike me garanci nga Berisha.
Per me teper, PD me sabotoi fushaten personale per zgjedhjet e 11 Majit 2025 ne liste te hapur. Nuk ka ndodhur kurre ne PD qe Muli dhe drejtuesi i qarkut te bejne fushate kunder kolegut te tyre qe te mos jete ne Parlament.
Asnje nga ju nuk foli ne ate kohe. Askush nuk foli se si u be bashkimi dhe si u poshteruan njerezit e Rithemelimit, ata qe renden te paret per te mbeshtetur Berishen dhe premtimin e tij per nje parti te vertete demokratike. Sejcili pa rehatin e tij.
Por nuk folet as kur humbem zgjedhjet ne menyre te turpshme me 300 mije vota diference. Asnje analize nuk u be, asnje nuk mbajti pergjegjesi. Vetem une dhashe doreheqje nga funksionet qe kisha, megjithese pergjegjesia per humbjen fillonte nga Berisha dhe ata qe ishin ne udheheqje.
Perse nuk u zbatua statuti per doreheqjen e Kryetarit, perse nuk folet dhe nuk u ngritet per te mbrojtur demokracine ne parti?
Sot po provoni ne kurriz ate qe kalova une me pa te drejte.
Votimi nuk eshte i paster thua. Nuk ka qene asnjehere qe nga Dhjetori i 2021. Si mund te jete i paster kur LDG dhe FRDP kontrollojne 60% te votave ne Keshillin Kombetar. E kupton Luciano, organizatat partnere percaktojne kush duhet ta drejtoje PD. Kjo procedure e turpshme filloi me Rithemelimin dhe “miqte” e tu ta kane futur sipas porosise qe ju eshte dhene. Me dhimbje vella me dhimbje, siç thoshte Kadareja.
Keshtu do te ndodhte, sepse kur ishte e domosdoshme askush nuk ngriti zerin qe listat per deputete nuk po hartoheshin mbi meriten, mbi sakrificat e cdo njerit, rezultatin e primareve dhe punen e bere me emigrantet, por mbi nepotizem, tarafe, premtime financiare, servilizem.
Cdo njeri pa interesin e tij personal, mjaftonte te ishte vete ne liste te mbyllur, pa me pas le te behej qameti. Sot te ra radha ty te penalizojne pa te drejte megjithese fitove ne Shkoder dhe nuk ta diti njeri.
Ngushellohu qe nuk je as i pari as i fundit ne PD e Berishes. Sot, pothuaj te gjithe te Rithemelimit ngrohen ne diell. Ne zgjedhjet e ardheshme do likujdohen edhe ata pak qe kane mbetur ende ne politike.
Ne se vertet ju dhimbset PD hapeni gojen, flisni per mocalin qe eshte aty, si zgjidhen dhe promovohen njerezit, si rrezohen ata qe guxojne te ngrene probleme dhe nuk bien dakord me ato qe thote Berisha dhe Muli i tij kur e kane gabim. Gervishteni plagen qe te dale e verteta.
Mos shikoni interesin tuaj personal me mendimin qe mjafton ta keni mire me Berishen per vehten tuaj.
Mos pranoni te ofendoheni qe ekipi drejtues aktual eshte me i miri qe ka pasur PD qe nga krijimi i saj. Te gjithe ekipin e sotem ta mbledhesh se bashku, nuk behen as sa çereku i Pjeter Arbnorit qe beri 28 vjet burgjeve te komunizmit.
Luciano, Berisha nuk do njeri, prandaj mos u merzit qe te largoi. Ai do vetem vehten e tij. As Mulin nuk e do, por sot Muli i ofron ate qe ti dhe une nuk mundemi ta bejme.
Ngrijeni zerin nese vertet e doni PD./ Zoom.al