Aplikacion
Tuna po rikthehet më fuqishëm se kurrë. Pas një mungese të gjatë këngëtarja ka njoftuar në Instagram se ajo do të vij së shpejti me një projekt të ri muzikor.

Ajo tashmë është mamaja e dy djemve dhe ka vendosur që të jetë plotësisht e përkushtuar tek familja e saj, duke i dedikuar atyre kohën më të madhe.

“Guess who’s back (Gjejeni pak kush është rithyer)”-ka shkruar Tuna krahas videos ,duke na lënë të kuptojmë se mund të ketë një rikthim të sajin në industrinë e muzikës.

Ndërkohë, ajo ende nuk ka ndarë asnjë detaj tjetër lidhur me projektin në fjalë dhe nuk e dimë nëse bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim me artist tjetër, apo një këngë solo.
Rikujtojmë se Tuna ka publikuar albumin e saj të fundit në vitin 2019, me një sërë këngësh të kthyera në hit e që numërojnë miliona klikime në platformën e “Youtube”./L.K
/Zoom.al
