zoom

Të gjitha

E nxjerr në foto të gjakosur! Stresi dhunon shokun e Cllevio-s, që kërcënoi me jetë Noizy-n

E nxjerr në foto të gjakosur! Stresi dhunon shokun e Cllevio-s, që kërcënoi me jetë Noizy-n

Një muaj më parë, reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, goditi me grushte ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

Sot, pas kësaj ngjarjeje ka ndodhur një tjetër sherr mes reperave. Mësohet se Arkimed Lusha, i njohur si Stresi ka rrahur keq një tjetër ish-anëtar të TBA-së, të njohur si BMT. Këtë ngjarje e ka bërë me dije vetë reperi me anë të një Story në Instagram.

“Familja është e shtrenjtë, mos ia shani askujt. Ky gangsteri,”-shkruan Stresi, krahas një fotoje të përgjakur të BMT-së.

Stresi madje ka realizuar një “live” në Instagram me Noizyn, ku ky i fundit e pyet me ironi çfarë kishe bërë sot.

F04fca93 E352 4ad2 B3de 94f1b883a7cd

Ndërkohë nga ana tjetër Stresi i është përgjigjur se e ka familjen më të shenjtën.

“Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka rëndësi,”- thotë Arkimedi.
Rikujtojmë se disa kohë më parë Cllevio, shoku i reperit Stresi, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit se bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet. Sherri mes tyre nisi pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ku dy reperët s’kursyen ofendimet ndaj njëri-tjetrit./ Zoom.al