zoom

Të gjitha

“E ke shoqe pse qeshe…”/ Beniada Nishani sqaron deklaratën për Beatrix Ramosajn

“E ke shoqe pse qeshe…”/ Beniada Nishani sqaron deklaratën për Beatrix Ramosajn

Beniada Nishani ka sqaruar deklaratën e bërë nga ajo në Instagram për Donald Veshajn dhe Beatrix Ramosajn. Modelja realizoi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj duke iu drejtuar pyetjen: “Çfarë ju bën të lumtur?” Dikush ka shkruar Donald dhe Trixa, duke shoqëruar me një zemër të thyer.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e modeles e cila u duke se ka ironizuar dyshen duke i thënë ndjekëses të flejë rehat. “Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, flej rehat,”-është shprehur Beniada duke qeshur.

https://gorilla.cdnja.co/v/a5/A5Pl6.mp4?token=PSZ6RDJIp3Ld8-6VgqudWA&expires=1656661808

Pasi videoja e saj po interpretohej në mënyra të ndryshme dikush e ka pyetur: “Nuk e kuptova të qeshurën tënde në ask-un që kishte të bënte me Trixën. Është shoqja jote“.

Beniada ka ndarë një video duke sqaruar: “Mund të dukem unë si njeriu që tallet për diçka të tillë? Jo. Është thjesht ‘futja gjumit dhe mos e vrit shumë mendjen’. Sepse ata janë shumë të lumtur dhe Trixa nuk ka nevojë për askënd”.

https://gorilla.cdnja.co/v/p5/P59PM.mp4?token=kbSRRb9HC51gvs4zVeRcjQ&expires=1656662173

Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” Beniada ka mbështetur lidhjen e Donaldit me Beatrix. Ajo ka deklaruar se shihte kimi mes Donaldit dhe Beatrix, por gjithmonë ka shtuar se nuk e njeh historinë e tij me Borën, të cilën e ka cilësuar si një vajzë shumë të bukur. Tashmë që formati ka mbaruar dhe aktori hodhi pas lidhjen e shkurtër me Beatrix duke u rikthyer me moderatoren, Beniada sërish e ka mbështetur./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura