zoom

Të gjitha

Beniada Nishani “fanse” e Bora Zemanit ?!/ Modelja ironizion keq ish çiftin e Big Brother Vip

Beniada Nishani “fanse” e Bora Zemanit ?!/ Modelja ironizion keq ish çiftin e Big Brother Vip

Beniada Nishani është shumë aktive në Instagramin e saj, ku së fundmi ka realizuar një “intervistë virtuale” me fansat e saj. Beniada iu ka drejtuar ndjekësve të saj pyetjen: Çfarë ju bën të lumtur? Një nga ata ka shkruar Donald dhe Trixa, duke shoqëruar me një zemër të thyer.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e modeles e cila ka “ironizuar” dyshen duke i thënë ndjekësit të flejë rehat.

“Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, flej rehat,”-është shprehur Beniada duke qeshur.

https://www.instagram.com/stories/iambeniada/2872071600159821951/

Ju kujtojmë që dikur kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” Beniada ka mbështetur lidhjen e Donald Veshajt me Beatrix Ramosaj, por më pas ka ndryshuar mendim. Ajo ka deklaruar se shihte kimi mes Donaldit dhe Beatrix, por gjithmonë ka shtuar se nuk e njeh historinë e tij me Borën, të cilën e ka cilësuar si një vajzë shumë të bukur. Tashmë që formati ka mbaruar dhe aktori hodhi pas lidhjen e shkurtër me Beatrix duke u rikthyer me moderatoren, Beniada sërish e ka mbështetur./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura