zoom

Të gjitha

”E kam pritur 33 vite”- Ana Kallaku flet për raportin me partneren e re të Besit, tregon pse ia mbajnë të fshehtë imazhin (Foto)

”E kam pritur 33 vite”- Ana Kallaku flet për raportin me partneren e re të Besit, tregon pse ia mbajnë të fshehtë imazhin (Foto)

Ana Kallaku ka zbuluar më shumë detaje rreth marrëdhënies që ka me Ejonën, partneren e vëllait të saj, Bes Kallaku.

Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Ana publikoi edhe një foto krah Ejonës, ndërsa nuk kurseu fjalët e mira për të.

“Si e ke marrëdhënien me Ejonën, nusen e Besit?”, ishte një nga pyetjet që iu drejtua nga ndjekësit.

“Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën. Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të”, u shpreh Ana.

Në një tjetër pyetje lidhur me arsyen pse partnerja e Bes Kallakut nuk shfaqet publikisht, Ana theksoi se kjo është një zgjedhje personale e saj.

“Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë për të mos u ekspozuar”, tha ajo.

Postime të lidhura