zoom

Lajme

Bes Kallaku thumbon Xhensilën në këngën e re: Mes meje e teje, dihet kush është thëngjilli

Bes Kallaku thumbon Xhensilën në këngën e re: Mes meje e teje, dihet kush është thëngjilli

Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku ka publikuar së fundmi një projekt të ri muzikor, i cili ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale. Kënga po interpretohet nga ndjekësit më tepër si një mesazh i koduar për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaji, sesa thjesht si një krijim artistik.

Edhe pse në tekst nuk përmenden emra konkretë, disa prej vargjeve janë parë si referenca të drejtpërdrejta ndaj ndarjes së tyre të bujshme. Në këngë, Besi shprehet: “Janë thënë ç’a s’janë thënë, por hiç s’i përfilli, mes meje e teje dihet kush është thëngjilli”, ndërsa më tej vijon me vargje të forta: “Kur të tjerëve i jep shpirtin, ata dun me ta pi gjakun; ligësia e ca njerëzve as me djallin nuk krahasohet, se dhe djalli ofendohet”.

Në një tjetër pjesë të këngës, ai duket se pranon se ka kaluar një periudhë të vështirë personale: “U zhyta edhe n’vese, po, po, e vërtetë, por a m’pyeti njeri: O Bes, ç’a ke, pse nuk flet?”.

Ndërsa shton: “E vërteta ka me dal vonët ose herët; sot jam t’u paguajt borxhet që kam marrë për të tjerët; kurrë nuk di arsyen dhe kurrë nuk e dita shkakun”.

Pavarësisht aludimeve, vetë Bes Kallaku nuk ka konfirmuar nëse kënga është një dedikim për ish-bashkëshorten dhe nënën e dy fëmijëve të tij. Që prej divorcit nga Xhensila Myrtezaji, ai ka zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejt ndarjen, megjithëse deklarata apo projekte të ndryshme të tij janë interpretuar herë pas here si “thumbime” ndaj saj.

Pas divorcit, Besi ka bërë publik edhe faktin se ka nisur një histori të re dashurie. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ai ka konfirmuar lidhjen me një vajzë të quajtur Ejona.

Postime të lidhura