zoom

Lajme

”E shkuara, kapitull i mbyllur”- Bes Kallaku mesazh Xhensila Myrtezajt! Dedikim partneres së re: Trëndafil në kohë lufte

”E shkuara, kapitull i mbyllur”- Bes Kallaku mesazh Xhensila Myrtezajt! Dedikim partneres së re: Trëndafil në kohë lufte

Bes Kallaku ka reaguar pas publikimit të këngës “Rrëfim”, teksti i të cilës duket si dedikim për Xhensila Myrtezajn, duke e cilësuar si projektin më të bukur të karrierës, ndërsa thekson se këtë herë nuk ka qenë as aktor dhe as personazh, por thjesht vetvetja.

Ai shprehet se në këtë projekt ka ardhur “pa maska dhe pa skenar”, duke ndarë të vërtetën e tij me publikun.

Teksti i këngës është interpretuar nga ndjekësit si një “thumbim” i drejtpërdrejtë ndaj ish-bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaji, me të cilën u divorcua pak kohë më parë.

Megjithatë, Besi thekson se kapitullin me të shkuarën e ka mbyllur prej kohësh dhe se sot ndihet më i fituar se kurrë.

Në fund të mesazhit, Bes Kallaku rezervon fjalë të ndjera për partneren e tij të re, të cilën e quan “njeriun e zemrës” dhe “trëndafilin në kohë lufte”, duke theksuar se ajo i ka rikthyer paqen, buzëqeshjen dhe versionin më të mirë të vetes.

Postime të lidhura