Aplikacion
Një veprim i fundit në Instagram ka rikthyer spekulimet për raportin mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.
Dy artistët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në platformë, duke shtuar aludimet se mes tyre mund të ketë ndodhur një krisje në marrëdhënie.


Prej muajsh në media dhe rrjetet sociale kanë qarkulluar zëra për një lidhje të mundshme mes tyre, megjithatë as Ledri Vula dhe as Xhensila Myrtezaj nuk e kanë konfirmuar ndonjëherë publikisht një romancë.
Megjithatë, ka pasur video të shkurtra, ku dy artistët shfaqeshin bashkë.
Mbetet për t’u parë nëse këtë herë kemi të bëjmë vetëm me një krisje në marrëdhënie apo ndarje përfundimtare./ Zoom.al
Mërkuri retrogradë! Shenjat që do të kenë ndryshime të mëdha në jetë


