zoom

Aktualitet

Humb jetën një person nga zjarri në Gramsh

Humb jetën një person nga zjarri në Gramsh

Shënohet viktima e parë nga zjarret në vend.

Sipas policisë, një 80-vjeçar humbi jetën në Gramsh.

Ai kishte ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit.

Si pasojë e asfiksimit, i moshuari ka humbur jetën.

“Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët”, njoftoi policia./ Zoom.al

Postime të lidhura