Aplikacion
Autoritetet kanë dhënë urdhrin për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.
Ky vendim është marrë për shkak të dy fronteve të zjarrit që prej mëngjesit po kërcënojnë seriozisht zonën.
Në terren janë angazhuar rreth 80 ushtarë të Forcave të Armatosura, të cilët po mbështesin forcat vendore në përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Punimet vazhdojnë intensivisht për të ndaluar përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat dhe banorët.
Në orët në vijim pritet nisja e ndërhyrjes nga ajri, me qëllim frenuar përparimin e zjarrit dhe për të përmirësuar situatën në terren./ Zoom.al