Aplikacion
Një zjarr i madh ka përfshirë fshatrat në zonën e Gramshit, duke shkaktuar situatë alarmante në Skënderbegas, Kullolas, Bletës, Sojnik, Mukaj dhe Kukur.
Banorët janë urdhëruar të lënë shtëpitë menjëherë, për shkak të përhapjes së flakëve.
Raportohet se është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa një person ka mbetur i bllokuar brenda saj. Situata paraqitet kritike dhe dyshohet për viktima.
Autoritetet janë vënë në lëvizje. Ministri i Brendshëm, drejtori i Emergjencave Civile kanë mbërritur në zonë, ndërsa katër helikopterë janë angazhuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit./ Zoom.al


