zoom

Slider

E bujshme nga Spanja, Ancelotti ka firmosur fshehurazi me Brazilin! Tronditet Reali…

Carlo Ancelotti ka nënshkruar kontratën me CBF, Federatën Braziliane të Futbollit, për t’u bërë trajneri i ri i pesë herë kampionëve të botës, duke filluar nga vera e vitit 2024.

Ky është lajmi i bujshëm, i publikuar nga portali “UOL Esporte” në lidhje me marrëveshjen, e cila tashmë ka të zezën mbi të bardhë, mes CBF dhe trajnerit nga Reggiolo. Ky lajm po bën shumë bujë në Spanjë, pasi trajneri italian është ende nën kontratë me klubin më të njohur në botë, Real Madrid.

Këtu, në fakt, qëndron problemi. Drejtuesit e “Los Blancos” janë të vetëdijshëm rreth interesit të Brazilit për Ancelottin, aq sa tashmë kanë ndërmarrë hapa për të vlerësuar disa emra mbi të ardhmen. Dhe një nga emrat e lakuar sot ishte De Zerbi, që drejton Brighton në Premier League.

Megjithatë, klubi madrilen nuk i ka dhënë asnjë lloj autorizimi italianit për të nënshkruar marrëveshje të reja për të ardhmen. Nëse ky thashethem do të konfirmohej, Ancelotti do të rrezikonte një sanksion të fortë.