zoom

Të gjitha

Dy makina përlasen me njëra-tjetrën dhe aksidentojnë kalimtaren në Tiranë

Tiranë | Në rrugën “Thoma Koxhaj” janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./zoom.al