zoom

Aktualitet

Dumani edhe një javë në krye të SPAK/ Ambasada britanike mesazh të fortë: Është e rëndësishme që…

Dumani edhe një javë në krye të SPAK/ Ambasada britanike mesazh të fortë: Është e rëndësishme që…

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së deejtuesit të SPAK, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm për përparimin e Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se është thelbësore që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me cilindo që do të zgjidhet në krye të SPAK, me qëllim për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të mbështetur vijimin e reformave në drejtësi.

Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho janë 4 prokurorët e SPAK që kanë dorëzuar deri më tani në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) aplikimin për kandidat për postin e kreut të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ata do të intervistohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë nesër, më 11 dhjetor, në orën 09:00.

Pas dëgjimit dhe pyetjeve, ata do të kalojnë në procesin e votimit, i cili do të zhvillohet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve.

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi. Në përfundim të mandatit si kryeprokuror, Dumani do të ushtrojë detyrën e prokurorit të posaçëm pranë SPAK.

Mesazhi i ambasadës:

Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer./ Zoom.al

Postime të lidhura