zoom

Aktualitet

Zbulohet data, kur do të intervistohen kandidatët për kreun e SPAK

Zbulohet data, kur do të intervistohen kandidatët për kreun e SPAK

Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, katër kandidatët që garojnë për drejtimin e SPAK, pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit aktual, Altin Dumanit, do të intervistohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 11 dhjetor, në orën 09:00.

Pas dëgjimit dhe pyetjeve, ata do të kalojnë në procesin e votimit, i cili do të zhvillohet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve.

Mandati i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor dhe pas kësaj date, një prej kandidatëve do të marrë drejtimin e SPAK.

Pas përfundimit të mandatit, vetë Dumani do të vijojë të ushtrojë detyrën e prokurorit të posaçëm.

“Ju njoftoj se në datën 11.12.2025, ditën e Enjte, ora 09.00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të zhvillojë intervistat me kandidatët, sipas rendit alfabetik, si dhe do të vijojë me zgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, thuhet në njoftimin e SPAK./ Zoom.al

Postime të lidhura