Aplikacion
Pjesa dërrmuese e atyre të rinjve që kërkojnë ndihmën e policisë kanë dhënë besim më tepër se ç’duhet, ndaj dhe janë detyruar më pas të bien në kurth.
Por një 16-vjeçare, nxënëse në vitin e parë në Kamëz ishte shumë e bindur se nuk kishte ndarë asnjë fotografi intime me ndokënd, ndaj nuk ju dridh aspak qerpiku kur dikush e telefonoi dhe i tha: sill në shkollë nesër 100 euro se ndryshe do ta shpërndaj fotografinë tënde. Nxënësja me inicialet I. Gj që kur i erdhi kërcënimi i parë gjendej në mësim, sipas burimeve të Gazetës Si tregon se u përgjigj: nxirrni çfarë të doni, s’kam ku i gjej paratë tua sjell juve. në anën tjetër të telefonit sipas 16-vjeçares, ajo mundi të dëgjojë një zë vajze. Telefonatat kërcënuese dhe shantazhuese kanë vijuar gjatë gjithë ditës, – shprehet para policisë numër 5 nxënësja. “Në lidhje me këtë që më ndodhi vura në dijeni mësuesen kujdestare dhe psikologen”, deklaron përpara policisë 16-vjeçarja.
Policia sqaron për Gazetën Si se e pyeti të miturën nëse kishte apo jo rrjete sociale dhe cilët ishin personat me të cilët komunikonte. “I kam Snapchat, WhatsApp, Instagram, Facebook, por aty s’kam asgjë personale. Komunikoj vetëm me shoqet dhe kushërirat dhe nuk kam publikuar asnjëherë fotografi intime dhe personale”, thotë me bindje e mitura. Nga ana tjetër, policia i tregon Gazetës Si se ka identifikuar numrin e telefonit që i përkiste një shtetasi. “Këtë numër e hapi një grua që tha, ka bërë shaka vajza ime, ia ka prere shkurt gruaja në telefon. Megjithatë policia pret ta marrë në pyetje nxënësen që provoi të fitonte para duke i vënë gjobë një bashkëmoshatareje. Dyshimet e saj i kishte thënë në polici edhe I. Gj. që e cituar nga burimet e Gazetës Si, ajo mësohet të ketë thënë: jam e sigurt që është ndonjë vajzë në shkollë, mbasi jam fëmijë i vetëm dhe ka qenë e bindur që do jepja para. Për këtë gjë komunikova me prindërit që më thanë se kushdo shoqe të jetë, policia duhet ta gjejë dhe ta zbulojë.
Nga fjalori që përdori më ngjau tamam si vajzë rrugësh”, ka mbyllur dëshminë 16-vjeçarja, e cila ndryshe nga shumë kallëzuese të tjera që kanë pranuar të paguajnë mbasi kishin shpërndarë foto, ajo ishte e qartë se askujt nuk i kishte nisur materiale përmes të cilave më pas do shtrëngohej me gjobë.
Burrat e martuar dhe të rinjtë
Kur P. e pa veten duke vjedhur në shtëpi për të mbajtur me para ish të dashurin, i cili kishte një fotografi të sajën në krevat, ajo u lodh nga kjo situatë kur s’po gjente më të holla. Ish i dashuri në një moshë me të u arrestua dhe u dënua, e megjithatë në moshën 28 vjeç ajo hyri në një rreth tjetër njësoj të rrezikshëm.
“Pa asnjë problem u gjeta e tërhequr nga burra në moshë të madhe. Por në krye të dy viteve nga lidhja me V.T. një burrë i martuar, u ndjeva prapë viktimë. Gruaja e tij nisi të më përndjekë ndonëse ishim treguar tepër të kujdesshëm që askush mos të na zbulonte”, thotë në drejtorinë policore e reja nga Tirana. Ajo u alarmua kur bashkëshortja e priti në mbyllje të turnit të punës dhe pa i thënë asgjë komunikoi me të përmes një fotoje. “Ç’do thoshin prindërit e tu kur të mësojnë se çfarë k…. e kanë vajzën”, e pyet në e-mail gruaja e martuar duke i bashkangjitur si provë fotografinë. E reja thotë se fotografitë që i dërgoheshin në e-mail dhe në Facebook në inbox u bënë të përditshme, aq sa i shkaktuar ankth dhe paranojë. “I dashuri u përpoq të më qetësojë duke i thënë së ëmës së tij dhe të shoqes se kishte marrë fund dhe se kjo mund të ishte një hakmarrje e vogël prej saj”.
Në çështjen e përndjekjes ku policia po përpiqet të zbulojë se kush përndoqi kë, janë sekuestruar një sërë bisedash mes grave. Gruaja e martuar hedh poshtë akuzën e përndjekjes me pretendimin se po verifikonte alibinë e të shoqit dhe se vajza e re i doli krejt rastësisht në axhendë.
“Së bashku kemi 30 vjet martuar dhe afërmendsh prisja vajzat e mia të krijonin lidhje, jo tim shoq. Dyshoja prej muajsh, por jam aq e zonja sa të ruaj qetësinë. U vura në ndjekje të tim shoqi mbasi pagova dedektiv që më kërkoi vetëm dy gjëra, orarin kur dilte nga shtëpia burri dhe vendin e punës. Në krye të 24 orëve më solli fotografinë e parë të saj”. Duke e konsideruar një investigim ndaj një tradhtie, gruaja grumbulloi fotografi teksa i shoqi dhe një vajzë e re frekuentoheshin krejt hapur. Duke pasur kohën në dispozicion dhe provat, gruaja jo vetëm e zbuloi identitetin e 28-vjeçares, por edhe adresën e shtëpisë së saj.
“Ia nisa fotografitë që të informohej që po dilte me një burrë të martuar, por si vajzë e keqe që është ajo m’u përgjigj duke më kthyer pas fotografi personale të të dyve”. Edhe gruaja konsideron se ankthi i pushtoi çdo orë të ditës, teksa kuptoi nga fotografitë se i shoqi nuk po frekuentohej prej javësh siç ai ishte justifikuar.
“Vajzë e keqe – i shkrova – çfarë kërkon nga një burrë i martuar? Dhe ajo m’u përgjigj me një foto të shkrepur në Prizren”, thuhet në deponimin e gruas. Kjo e fundit kundërakuzon se e reja e përndoqi pasi përveç fotove, në disa mesazhe ajo i vuri në dukje edhe moshën.
“Jam e re tha dhe jam e dashuruar, përse mos të më dashurojë yt shoq?” e ka pyetur 28-vjeçarja. Kjo e fundit insiston se i shkroi këto mesazhe për të balancuar konfliktin “mbasi gruaja e niste çdo fjali me fjalën k…”.
Policia i thotë Gazetës Si se mbasi të lexojë dhjetëra mesazhe në Facebookun e secilës do të vendosë mbi përgjegjësinë e secilës, pra cila prej tyre përndoqi tjetrën. Me sa kuptohet nga të dhënat që deklaron policia, burri që i futi në sherr të dyja nuk është i dyshuar për asnjë vepër penale. Nëse gruaja do ta padisë atë dhe do të kërkojë divorcin për tradhti, kjo nuk është një çështje e policisë, nënvizon policia për Gazetën Si./Gazetasi.al