zoom

Bota

Dosja “Epstein”, zbardhen SMS e Miroslav Lajçak: Merr vajza nën 30-vjeç

Dosja “Epstein”, zbardhen SMS e Miroslav Lajçak: Merr vajza nën 30-vjeç

Zbardhja e disa mesazheve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, të përfshira në dosjen Jeffrey Epstein, ka sjellë largimin nga detyra të Miroslav Lajçak, i cili mbante postin e këshilltarit të Kryeministrit të Sllovakisë.

Në dokumentet e publikuara përfshihen komunikime private mes Lajčák dhe një personi tjetër, ku përdoret një gjuhë e papërshtatshme dhe shqetësuese ndaj vajzave të reja, me referenca personale dhe nënkuptime seksuale. Përmbajtja e këtyre bisedave ka ngjallur reagime të forta dhe ka vënë në pikëpyetje sjelljen e tij jashtë funksionit publik, si edhe standardet etike që priten nga një zyrtar i lartë.

Një nga mesazhet e përfshira në dosje citon:
“Ti merr bluzën. Pastaj merr vajzat.”

Në komunikime të tjera bëhet fjalë për vajza “nën 30 vjeç”, ndërsa bisedat shoqërohen me batuta dhe nënkuptime që kanë shkaktuar kritika të ashpra në opinionin publik dhe në media.

Pas publikimit të këtyre materialeve, Miroslav Lajčák ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që autoritetet në Sllovaki nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi pasojat e mundshme politike apo ligjore të kësaj çështjeje.

Postime të lidhura