Aplikacion
Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së hedhin dritë mbi një aspekt të panjohur të jetës së ish-financierit Jeffrey Epstein, duke sugjeruar se ai mund të ketë pasur një fëmijë të mbajtur sekret për vite me radhë.
Sipas materialeve të deklasifikuara, mes komunikimeve private që përfshihen në dosje të shumta, përmendet drejtpërdrejt ekzistenca e një djali. Në një email të datës 21 shtator 2011, Sarah Ferguson, ish-bashkëshortja e Princit Andrew, i shkruan Epstein:
“Mësova nga Duka se keni një djalë… mbetem me dashuri dhe urime për lindjen e fëmijës tuaj.”
Në kohën e dërgimit të këtij email-i, Epstein kishte qenë tashmë i dënuar për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Megjithatë, asnjëherë nuk është konfirmuar zyrtarisht se ai kishte pasur fëmijë biologjikë. Pas vdekjes së tij në vitin 2019, mbi 100 persona kanë pretenduar se mund të jenë fëmijët e tij, duke kërkuar pjesë nga pasuria e lënë pas.
Dokumentet tregojnë gjithashtu se Epstein kishte një raport të afërt me Ferguson, dhe disa nga komunikimet përmbajnë detaje të ndjeshme që po verifikohen nga autoritetet. Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë ende një qëndrim për vërtetësinë e pretendimeve për një fëmijë sekret./ Zoom.al