Aplikacion
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u përfshi në një përballje të tensionuar me gazetaren e CNN-së, Caitlin Collins, gjatë një bisede në Zyrën Ovale, pasi ajo e pyeti lidhur me zhvillimet e fundit rreth dosjeve të çështjes Jeffrey Epstein.
Collins ngriti pyetje mbi trajtimin e dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë dhe përmendi pakënaqësitë e disa viktimave të abuzimeve, duke kërkuar që presidenti të komentonte mbi transparencën e procesit. Këmbëngulja e gazetares shkaktoi reagim të fortë nga Trump.
Presidenti e quajti atë “gazetare të keqe” dhe bëri komente personale për qëndrimin e saj, duke thënë se nuk e kishte parë kurrë të buzëqeshte gjatë viteve që e njeh. Ai gjithashtu e kritikoi CNN-in si një media “të pandershme”.
“E dini, ju jeni gazetarja më e keqe. Nuk mendoj se ju kam parë ndonjëherë të buzëqeshni. Ju njoh prej dhjetë vjetësh dhe nuk e kam parë kurrë një buzëqeshje në fytyrën tuaj”, i tha Trump, gazetares.
Ndërsa Collins tentoi ta rikthente fokusin te viktimat dhe procesi ligjor, Trump u përpoq ta mbyllte temën, duke sugjeruar që diskutimi të kalonte në çështje të tjera./ Zoom.al