zoom

Bota

“Mori infeksion duke fjetur me gra ruse”/ Bill Gates reagon për dosjen “Epstein”: Pendohem që e njoha

“Mori infeksion duke fjetur me gra ruse”/ Bill Gates reagon për dosjen “Epstein”: Pendohem që e njoha

Bill Gates ka reaguar publikisht pasi emri i tij u përmend në dokumente të reja që lidhen me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein. Themeluesi i Microsoft deklaroi se e konsideron një zgjedhje të gabuar faktin që ka pasur kontakte me të në të kaluarën, duke e cilësuar veten “naiv” për atë afrimitet.

Sipas Gates, një nga emailet e bëra publike së fundmi nuk ka qenë kurrë i dërguar drejt tij. Ai sqaroi se mesazhi i vitit 2013 ishte shkruar nga vetë Epstein dhe nuk kishte mbërritur asnjëherë në adresën e tij, pavarësisht se ishte formuluar si një komunikim drejtuar atij.

Në përmbajtjen e atij emaili, Epstein pretendonte se Gates po shmangte raportin me të dhe përmendte edhe çështje të ndjeshme personale, përfshirë referenca për një sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe sugjerime për sigurimin e antibiotikëve në mënyrë të fshehtë për bashkëshorten e atëhershme të Gates, Melinda French Gates.

Gjatë një interviste të dhënë në Australi, miliarderi amerikan u shpreh se nuk ka dijeni se përse ishte shkruar një mesazh i tillë dhe se ai nuk ishte pjesë e një komunikimi real. “Nga sa kuptoj, ai i ka shkruar vetes. Nuk u dërgua kurrë dhe nuk e di çfarë kishte në mendje. Shumë njerëz pendohen që e kanë njohur dhe unë jam një prej tyre”, tha Gates.

Ai nënvizoi se takimet e tij me Epstein kishin qenë të pakta dhe të kufizuara në disa darka, duke mohuar çdo lidhje tjetër. Gates shtoi se nuk ka vizituar ishullin privat të Epstein dhe se nuk ka pasur asnjë lloj përfshirjeje në sjellje të paligjshme. Sipas tij, me daljen e mëtejshme të dokumenteve, bëhet më e qartë se kontakti i tij me Epstein ishte një gabim gjykimi, por jo i lidhur me aktivitetet kriminale të financierit.

Mes miliona dokumenteve të publikuara është edhe një e-mail i 18 korrikut 2013, që Epstein i shkroi vetes, duke deklaruar se Bill Gates kishte marrë një sëmundje seksualisht të transmetueshme pasi kishte fjetur me gra ruse. Në këtë e-mail, Jeffrey Epstein sulmon themeluesin e Microsoft për ndërprerjen e miqësisë së tyre: “Për t’i shtuar fyerje lëndimit, tani më luteni të fshij e-mailet në lidhje me sëmundjen tuaj seksualisht të transmetueshme, kërkesën tuaj që t’ju jap antibiotikë për t’ia fshehuraz Melindës dhe përshkrimin e penisit tuaj”./ Zoom.al

Postime të lidhura