Aplikacion
Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar indinjatë ndërkombëtare pas ndarjes së një videoje në platformën e tij Truth Social, ku ish-presidenti Barack Obama dhe zonja e parë Michelle Obama paraqiten si majmunë. Videoja u konsiderua “neveritëse” nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe politikanë të ndryshëm.
Video u publikua si pjesë e një klipi tjetër që pretendonte mashtrime zgjedhore nga zgjedhjet e vitit 2020.
Një minutë nga fundi i videos, fytyrat e çiftit Obama u vendosën mbi trupat e dy majmunëve të mëdhenj, të animuar dhe duke kërcyer në një sfond xhungle, me muzikën e “The Lion Sleeps Tonight”.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se videoja ishte pjesë e një meme në internet ku Trump shfaqej si “Mbreti i Xhunglës” dhe Demokratët si personazhe nga “Lion King”.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e dënoi postimin si “sjellje neveritëse” dhe kërkoi që çdo republikan ta dënojë menjëherë.
Përdorues të rrjeteve sociale reaguan dhe e krahasuan këtë veprim si një shkelje të etikës dhe një sjellje raciste, duke theksuar se krahasimi i njerëzve me origjinë afrikane me majmunë është një racizëm shekullor./ Zoom.al