zoom

Të gjitha

Plagosi me sende të forta një person , shpallet në kërkim nga policia aktori Ervin Doko

Plagosi me sende të forta një person , shpallet në kërkim nga policia aktori Ervin Doko

Policia ka shpallur në kërkim aktorin e Teatrit të Durrësit, Ervin Dokon. Burime zyrtare bëjnë me dije se 39-vjeçari pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me sende të forta 36-vjeçarin E. G. Ndërkohë bëhet me dije se policia po punon për arrestimin e tij.

Doko është aktor i njohur për publikun shqiptar, pasi pak muaj më parë ishte protagonist në serialin e aktorit Ermal Mamaqi, të titulluar “HOT”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. D., 39 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta./L.K

/Zoom.al