zoom

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në hyrje të Ksamilit, pranë resortit Kep Merli

Zjarr i fuqishëm në hyrje të Ksamilit, pranë resortit Kep Merli

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, rreth orës 04:50, në kodrën në hyrje të Ksamilit.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur në një zonë pranë resortit Kep Merli, duke ngritur shqetësime për rrezikun e përhapjes së zjarrit.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.