Aplikacion
Reperi Stresi ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një bisede live në TikTok, ku ka ngritur shqetësime për një plan të dyshuar ndaj reperit Kleviol Ahmeti, i njohur si Clevio.
Sipas Stresit, persona të paidentifikuar dyshohet se kanë paguar një shumë prej rreth 100 mijë eurosh për eliminimin fizik të Clevios, i cili ndodhet aktualisht në burgun e Fierit. Ai pretendon se plani mund të realizohet menjëherë pas lirimit të tij.
Gjatë komunikimit live, reperi i është drejtuar publikisht Clevios me një paralajmërim për kujdes dhe largim nga vendi sapo të dalë nga burgu, duke theksuar se mes tyre ka pasur miqësi të gjatë ndër vite dhe se nuk i dëshiron të keqen.
“100 mijë euro e kanë marr kaparin, dhe kur të jenë me Clevion në makinë kanë për ta shkrirë. Dëgjoi vëllain. O Fire mos u kap me çunat e Dubait, se në ajër ta rrëzojnë avionin, unë i di muhabetet. Po të mori një shkodran kaparin të kryen punë ai fratelo. Clevio ishalla del dhe ikën me vrap. Unë nuk ia dua vdekjen, Clevio ishalla shpëton, kam patur shoqëri të gjatë me atë. E di që po më dëgjon nga burgu i Fierit, po ta jap informacionin i pari: kur të dalësh nga burgu i Fierit hipi avionit privat, po të paralajmëroi se kemi patur shoqëri për 20 vite, me vjen keq për atë. Kleviol kur të dalësh hipi avionit, kaq kisha për të thënë”, tha Stresi.
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit kallëzohet në polici për kanosjen e zyrtares së lartë