zoom

Kosova

Arrestohet reperi Buta, akuzohet për sulm me armë

Arrestohet reperi Buta, akuzohet për sulm me armë

Reperi nga Kosova Betim Januzi, i njohur me emrin artistik Buta, është ndaluar nga policia e Kosovës gjatë një operacioni të zhvilluar në Ferizaj.

Sipas autoriteteve, ai dyshohet se është i përfshirë në një incident ku është sulmuar një person dhe janë përdorur armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në afërsi të një zone tregtare.

Policia ka njoftuar se fillimisht është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila më pas ka eskaluar me të shtëna me armë. Nga incidenti, një person ka mbetur i lënduar, por jo nga arma e zjarrit, por si pasojë e përplasjes fizike.

Në vendngjarje janë sekuestruar një armë zjarri dhe disa gëzhoja, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim./ Zoom.al

Postime të lidhura